No menu items!

Jo vetëm Man Utd, edhe dy skuadra tjera angleze pas Federico Dimarcos

Federico Dimarco është një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Evropë dhe njëkohësisht ndër më të kërkuarit.

Mbrojtësi i majtë italian ka shkëlqyer me fanellën zikaltër dhe është një nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Evropë.

Te Interi kanë filluar të frikësohen se mund ta humbasin atë dhe janë në bisedime për një kontratë të re, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2026

Por reprezentuesi italian po kërkohet në Angli me Manchester United që ka shprehur prej kohësh interesim për transferimin e tij.

Megjithatë United ka konkurrencë të madhe pasi edhe dy skuadrat tjera angleze Chelsea dhe Newcastle United janë duke kërkuar shërbimet e italianit

Calciomercato ka raportuar se Inter nuk e përjashton mundësinë e shitjes së yllit italian, vetëm se për ta lënë të lirë kërkon 60 milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.