Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, kohëve të fundit ka bërë shumë kureshtarë ndjekësit e saj.
Menjëherë pasi Dua Lipa pyeti fansat nëse po përgatitej për një album të ri pasi fshiu postimin e saj në Instagram, duket se ylli i popit nga Kosova është kthyer me një postim të ri goxha misterioz.
Fotografia është një pamje shumë afër gojës së Duas, teksa ajo mban një çelës mes dhëmbëve
Foto: Dua Lipa/Instagram
“Më kap ose shkoj…” ishte përshkrimi i fotografisë, duke bërë që shumë fansa të dyshojnë se ky mund të jetë varg i ndonjë prej këngëve të saj.
Lipa publikoi albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”, në vitin 2020, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Derisa Dua t’i surprizojë fansat e saj me albumin e ri, ata ende mund ta shijojnë këngën e saj “Dance The Night” nga kolona zanore e “Barbie” që ajo hodhi në fillim të këtij viti, ku Dua duket e mrekulluseshme si në dukje dhe në interpretim. /Telegrafi/