No menu items!

Tyson Fury shmang një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou, fiton në mënyrë kontroverse

Tyson Fury shmangu një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou teksa fitoi me një vendim të diskutueshëm me pikë.

Britaniku e nisi më mirë duelin, por Ngannou u përpoq të vendoste goditjen e tij herët dhe kishte një avantazh të qartë shpejtësie ndaj Gypsy King, me këtë të fundit që u rrëzua.

Fury dukej se po i rrëshqiste dueli nga dora, dhe nxitonte të shkaktonte një rrëzim për kundërshtarin, mirëpo ish- kampioni i UFC-së kishte dëshmuar tashmë se dyshuesit e tij kishin gabuar në mes të ndeshjes. Ngannou kishte filluar të ngadalësohej ndërsa raundet vazhdonin dhe përvoja e Furyt filloi të vërehej

Fury u rrëzua në tokë dy herë, që ishte rrëzimi i shtatë dhe i tetë në karrierë, me kamerunasin që i befasoi të gjithë në sallë.

Tre raunde mbetën dhe Fury ende nuk e shqetësonte Ngannoun me ndonjë goditje të rëndësishme. Ngannou pati një debutim të shkëlqyeshme dhe kishte disa herë shansin që ta rrëzonte Furyn, por që ngadalësonte .

Pas 10 raundeve, gjyqtarët shënuan në mënyrë kontroverse 94-95, 96-93 dhe 95-94 në favor të Furyt. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.