No menu items!

Von der Leyen: Nga tash mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024.

Ajo ka thënë se qysh tash mund ta festojmë liberalizimin e vizave.

“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi Von der Leyen.

jatë qëndrimit të saj në Kosovë, komisionerja evropiane la edhe të tjera mesazhe.

Pas takimit me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Von der Leyen në konferencën e përbashkët për media tha se kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë.

Derisa po fliste për planin e rritjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE-së tha se “Kosova ka bërë një progres të qëndrueshëm”, derisa shtoi se “ka shumë punë për t’u bërë”.

“Plani i ri do të krijojë vende të reja pune, dhe qasjen apo hyrjen e juaj në BE”, shtoi ajo.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.