No menu items!

KPK ia dërgon sërish presidentes emrin e Blerim Isufajt për dekretim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

“Po, është e vërtetë që e kanë dërgu edhe një herë, po Këshilli me vendim”, tha Grantolli.

Telegrafi më herët ka raportuar se presidentja Osmani ka pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka deklaruar Kupina.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, më  17 tetor njoftoi se kishte marrë vendim që të mos e dekretojë për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Osmani gjatë një konference për media, kishte thënë se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Isufajn, meqë sipas saj, procesi është cilësuar “si i parregullt dhe diskriminues” nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat kanë evidentuar “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”.

Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.