No menu items!

Samir Ujkani emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës 

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ish-portieri dardan, Samir Ujkani është emëruar zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

Portieri Ujkani njoftoi dje për pensionimin e tij nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare, ku shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Njoftimi i plotë nga FFK:

1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.
Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

Në fakt, presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.
I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.
Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.