No menu items!

Snajperisti britanik vritet në Ukrainë – ai shërbeu në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Një ish-snajperist i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë pasi doli vullnetar për të luftuar kundër forcave ruse të Vladimir Putin. Ai për një kohë ka shërbyer edhe në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik.

Christopher ‘Pezz’ Perryman, 38 vjeç, vdiq në një mision pasi iu bashkua një njësie vullnetarësh perëndimorë në Ukrainë.

Vdekja e tij vjen vetëm disa muaj pasi ai bëri një parashikim të frikshëm për fatin e tij, raporton dailymail.

“Kujdesuni për një burrë të moshuar në një profesion ku burrat vdesin të rinj”, kishte ai në rrjetet sociale.

Babai i një fëmije në të kaluarën pati shërbyer në një nga regjimentet mbretërore ushtarake, për 16 vjet. Ai ka shërbyer me misionet britanike në Kosovë dhe në Irak.

Perryman bëri udhëtimin e parë në Lviv në Ukrainën perëndimore menjëherë pas pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Fillimisht ai synonte të trajnonte trupat ukrainase, por ai iu bashkua vijës së frontit në juglindje të vendit pasi një komandant tha se ata kishin nevojë urgjente për luftëtarë.

Ndryshe, deri më tani të paktën 11 shtetas britanikë kanë humbur jetën duke luftuar në Ukrainë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.