No menu items!

Policia publikon pamje të tentimvrasjes në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të rastit që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 04:50 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Rasti është iniciuar “Vrasje e mbetur në tentative”, “grabitje e armatosur e mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Me datën 03.11.2023 rreth orës 04:50 kemi pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur”, thuhet në komunikatën për media.

Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor, ndërsa në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”.

Nga të dyshuarit në këtë rast thuhet se janë përdorur mjet eksplozivi në bankomat dhe pushkë automatike në drejtim të policëve në veturën e policisë.

“Hetuesit rajonal pasi kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera të policisë rajonale janë në kërkim të personave të dyshuar”.

Ndërsa, qytetarët janë që të bashkëpunojnë me policinë për arrestimin e personave të dyshuar.

“Nëse kanë informata për personat e dyshuar që lidhet me grabitjen e armatosur të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. Me autorizim të prokurorit të rastit, me këtë komunikatë i bashkëngjisim 2 video të rastit”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.