No menu items!

Aksioni kundër krimit të organizuar: Këta janë 10 të dyshuarit që përfunduan në Polici për armë ilegale

Gazeta Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të organizuar që u zhvillua sot, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, në disa lokacione në Skenderaj, Viti dhe Klinë, si rezultat i një hetimi për të identifikuar personat e involvuar në aktivitete kriminale. Dhjetë persona përfunduan në Polici si të dyshuar, ndërkohë që u sekuestruan armë e municion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat që po dyshohen për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” janë:

Xhavid Jashari, Sefer Slivova, Shkelzen Morina, Edit Dakaj, Agonis Dautaj, Kushtrim Mavriqi, Dibran Veseli, Azdren Morina, Pajtim Etemi dhe Endrit Berisha.

Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkë me njësitet mbështetëse policore, ka bërë realizimin e aksionit, bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me këtë rast.

Gjatë këtij operacioni policor, është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe i një lokali në 11 lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë materiale:

• dy (2) pushkë automatike AK 47,

• dy (2) pushkë gjuetie,

një (1) pistoletë,

• pesë (5) karikator,

• njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.