Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij të shtunën, ka thënë se masakra që po ndodh sot në Rripin e Gazës është e njëjtë me atë të Srebrenicës në Bosnje në vitin 1995.
Erdogan ka thënë se historia e standardeve të dyfishta, joparimitetit dhe paligjshmërisë po shkruhet aktualisht në Evropë.
“Sot ne shohim se ajo që ata kanë bërë kundër hebrenjve në histori u ka lidhur këmbët vendeve evropiane dhe i ka sjellë në pikën e mohimit. Çfarë i bën ata të injorojnë kufomat e foshnjave të rreshtuara në Gaza? Çfarë e verbon Evropën ndaj bombave që bien në Gaza? Çka është kjo? Një borxh që i detyron ata të injorojnë masakrat çnjerëzore që janë aq të shëmtuara sa nuk janë më të mira se ajo që u bë atëherë?”, pyeti Erdogan.
Më pas, ai kujtoi gjenocidin në Srebrenicë nga forcat serbe.
“Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhi në Bosnjë dhe Srebrenicë në zemër të Evropës në të kaluarën dhe se si vendet evropiane atëherë, si dhe sot, heshtën dhe mbyllën sytë ndaj masakrës”, ka thënë Erdogan.
Erdogan deklaroi se Turqia nuk i ka borxh askujt dhe se nuk kanë bërë asgjë në të kaluarën që do t’i bënte të turpëroheshin sot.
Ne qëndrojmë aty ku qëndruam dje, qëndrojmë aty ku qëndrojmë sot dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundoi presidenti turk.