No menu items!

Ishte vonuar për udhëtim me aeroplan, gruaja në Australi i del përpara fluturakes – arrestohet nga policia

Në aeroportin e qytetit australian Canberra, u filmuar një grua këtë javë duke vrapuar nëpër pistë dhe duke u ndalur para aeroplanit Airbus A320.

Në një moment ajo fillon t’ia bëjë me dorë ekuipazhit të aeroplanit, që po bëhej gati që të ngritën në ajër, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve, kjo grua me gjasë ishte vonuar për fluturimin e saj për në Adelaide për faktin se tërë kohën ia bënte me dorë ekuipazhit.

E pavarësisht se qëndronte nën derën e djathtë të aeroplanit, shpresonte se do t’ia hapnin, por kështu nuk ndodhi.

Madje policia australiane e arrestoi për shkak të rrezikoi trafikun ajror.

Shumë ekspertë të sigurisë po pyesin se si është e mundur që të jetë futur kaq thellë pa u vërejtur nga sigurimi. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.