No menu items!

Pamje të reja nga grabitja e armatosur në Ferizaj – personat e dyshimtë shihen duke vendosur eksploziv pranë bankomatit

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Në pamjet e reja që janë publikuar në Tik Tok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit, transmeton Telegrafi.

Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare ” Superviva” në Ferizaj.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, kishte njoftuar policia.

Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.​ /Telegrafi/

Pamje nga grabitja e Armatosur ne Ferizaj #ferizaj05 #kosova#ferizaj#hib#prishtinacity#prishtina#shqip

♬ original sound – Gjithçka n’Kosovë 🇽🇰

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.