No menu items!

Stano për draft-statutin e Asociacionit: Nuk është bërë publik, s’komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e medieve

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje rreth draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të propozuar nga “Pesëshja e madhe” evropiane. Ai theksoi për RTK-në se në takimin e 26 tetorit, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “sinjalizuan gatishmërinë ‘parimisht’ për ta pranuar këtë propozim evropian”. Stano gjithashtu bëri të ditur se propozimi “nuk është bërë publik”.

Drafti i propozuar është komentuar si një “propozim i ri i balancuar evropian,” i cili synon të shërbejë si udhërrëfyes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi Stano ka shtuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit dhe parandalimit të përshkallëzimeve të tensioneve.

“Ata paraqitën një propozim të ri të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave dhe këmbëngulën që palët të fillojnë zbatimin e tij. Kjo do të çonte përpara procesin e normalizimit dhe do të zbuste rrezikun për përshkallëzim dhe dhunë të re.” – deklaroi Stano.

Më tej ai ka deklaruar se edhe pse palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre “parimisht” për të pranuar propozimin, ka pasur disa “parakushte” që duhet të përmbushen, të cilat janë të papranueshme për palën tjetër.

“Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë ‘parimisht’ për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që të ishin të papranueshme nga pala tjetër. Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme.” – deklaroi Stano.

Stano tha gjithashtu se propozimi i paraqitur nga pesëshja evropiane “nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen”.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e medieve që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin.” – tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.