No menu items!

Militantët e Hamasit pretendojnë se kanë shkatërruar dy tanke izraelite – publikojnë pamjet e sulmit

Brigada Al Kasam, krahu ushtarak i organizatës palestineze Hamas, pretendon se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, kanë arritur të shkatërruar katër automjete dhe një tank të ushtrisë izraelitë.

Sky News raporton se këto pretendime u shfaqën në të njëjtën kohë, kur izraelitët publikuan pamjet kur rrethojnë qytetin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Në orët e para të mëngjesit brigada Al Kasam me raketa Al Jasin 105, shkatërruan katër automjete të hebrenjve në kampin Al Shati dhe në vendbanimin Sheik Radvan”, u tha në kumtesën e Hamasit.

Në kumtesën e dytë të brigadës Al Kasam, kanë bërë të ditur se gjithashtu kanë shkatërruar tankun e IDF-së në Tal al Havi në jug të Rripit të Gazës.

Në rrjetin social X është shfaqur të njëjtën kohë videoja nga Rripi i Gazës, ku pretendon se tregon momentin e shkatërrimit të dy tankeve izraelite Merkava që kapin vlerën e 20 milionë dollarëve. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.