No menu items!

Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave

Ushtria izraelitë gjatë një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar, arrestuan aktivisten palestineze Ahed Tamimi, 22-vjeçare

Ahed Tamimi, e dyshuar për nxitje të dhunës dhe aktivitete terroriste, u arrestua në qytetin Nabi Saleg”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite për agjencinë France Press.

Tamimi i është dorëzuar organeve izraelite të sigurisë për t’u marrë në pyetje në detaje.

Ajo u bë e njohur në vitin 2012, kur si fëmijë u filmua duke u konfrontuar me një ushtar izraelit – duke tentuar të parandalojë arrestimin e vëllait të vogël.

Për palestinezët, Tamimi është simbol i trimërisë para represionit të izraelitëve në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Jerusalem Post shkruan se ajo vajzën e kaluar në një postim në Instagram ka bërë thirrje për vrasjen e të zhvendosurve hebrenj në Bregun Perëndimor.

Po ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor, nga Hebroni deri te Jenini, do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni (në krahasim me atë) shkaka se çfarë ju ka bërë Hitleri”, ka shkruar Tamimi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.