No menu items!

“Nuk ka pasur faj që ta ka marrë shoqja burrin” – Vesa Vllasaliu fillon të qajë gjatë spektaklit

Debati i Edona James dhe Vesa Vllasaliut është kthyer sërish në vëmendje në spektaklin e natës së sotme (e hënë).

Në një bisedë me opinionisten Anita Muçaj – Haradinaj, bukuroshja nga Gjilani filloi të qante, duke theksuar se ka reaguar keq pasi ia ka përmendur historinë e saj.

Ajo thotë se i ka penguar pjesa kur James i kishte thënë që ‘nuk kishte faj se ia ka marrë shoqja burrin’.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam reaguar keq sepse më ka përmend diçka shumë të keqe, sepse më ka përdorur diçka e kam treguar një storie që akoma më dhemb shpirti”, u shpreh ajo.

Më tej, Vesa shtoi: “Më herët më ka thënë normal nuk ka pas faj që ta ka marrë shoqja burrin e tani me më thënë, normal që sillem ashtu”.

Vllasaliu e ka rrëfyer edhe në BBVK historinë me futbollistin Mërgim Berisha dhe romancën e tyre toksike.

Ajo tregoi edhe se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.