No menu items!

Situatë kaotike në Hamburg, nxënësit e armatosur u futën në shkollë dhe kërcënuan me armë arsimtarin – forca të shumta rrethojnë objektin

Një dramë e vërtetë po zhvillohet në qytetin e Hamburgut në Gjermani, ku është evakuuar një shkollë pas lajmërimeve se në objekt janë futur persona të armatosur.

Sipas informacioneve të autoriteteve të atjeshme, dy nxënës kanë shkuar të armatosur në shkollë – duke kërcënuar me armë një arsimtar, transmeton Telegrafi.

Nxënësit janë evakuuar menjëherë me të pranuar këtë informacion nga autoritetet e sigurisë.

E forca të shumta të njësive speciale të policisë gjermane, kanë rrethuar objektin dhe janë vënë në kërkim të nxënësve të armatosur.

Deri më tani nuk dihen shkaqet apo motivi, që mund të ketë çuar deri te kjo situatë kaotike e krijuar në shkollë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.