No menu items!

Flet shoqja e Vesës: E kam ndier veten të obliguar të dalë dhe ta tregoj të vërtetën

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, i është rikthyer disa herë histories tashmë të famshme me Mërgim Berishën.

Ajo ka shpalosur shumë detaje të lidhjes së tyre, prej tradhtisë së shoqes, e deri te aborti që kishte.

Kjo histori është komentuar shumë edhe jashtë, po ashtu edhe na ish-shoqja e Vesës, e cila ka mohuar deklaratat e Vesës e duke thënë që nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

Për këtë çështe ka dalë të flasë një shoqe e Vesës, në një intervistë për Prive.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën.” – ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.

Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj, transmeton Prive.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj.” – vazhdon më tutje ajo.


Foto: Screenshot

“E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi.” – thotë shoqja e Vesës. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.