No menu items!

Ymeri: Kurti ka mashtruar qëllimshëm me pikën 7, ose e ka bërë nga mosdija – në dyja rastet duhet mbahet përgjegjës

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit, ka mashtruar së paku tri herë.

Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se “mashtrimi i qëllimshëm” është për t’u dënuar.

“Kryeministri mburrej me pikën 7, sepse mundohej ta shihte si sukses që përmes kësaj pike e shmangë Asociacionin. Kjo ose ka qenë mashtrim i qëllimshëm që është për t’u dënuar kur vjen nga një kryeministër ose ka qenë mosdije që po ashtu do të duhej të ishte e ndëshkueshme kur vjen nga një kryeministër”.

“E kemi të freskët debatin në parlamentin e Kosovës për këtë çështje, dhe aty kryeministri ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së se a është i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 ky draft. Asnjëherë s’ka thënë po, a e ka arbitrazhin asnjëherë nuk e ka pranuar, a merr kompetenca prej komunave asnjëherë nuk ka pranuar”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, sa më shumë që krerët e vendit japin shembuj për mosrespektim të drejtave të serbëve as më shumë do të ketë dokumente më të rënda për t’i mbrojtur ato.

“Sa më shumë që ne japim shembuj të mosrespektimit të drejtave të serbëve aq më të rënda do të jenë dokumentet për t’i mbrojtur ato të drejta, sa më shumë që japim shembuj që nuk  i përfillim vendimet e gjykatave tona aq më të rënda do të jenë aranzhimet për mbrojtje të tyre”.

Ymeri e konsideron gabim, insistimin e Kurti për ta rihapur temën e Asociacionit.

“E hapi temën u bë shumë më keq. Në vend se të shkonte sipas vendimit të 2015-tës, ai e ka rihapur edhe njëherë, dhe kemi ardhur në një dokument më të keq”, ka deklaruar tutje Ymeri

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.