No menu items!

Ky është 30-vjeçari i arrestuar për shitblerje të drogës në Gjakovë, u kap në flagrancë

Një aksion i Policisë i zhvilluar të mërkurën në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë, rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës. Ndaj të dyshuarit që u prangos është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Edison Ademin, 30-vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë, në banesën e tij, ku Policia kreu bastisje.

Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari janë gjetur rreth 10 qese me marihuanë, mbi 100 euro para të gatshme dhe disa telefona – që janë sekuestruar si prova që dëshmojnë se i njëjti merrej me shitblerjen e narkotikëve.

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

I njëjti po dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.