No menu items!

Tentuan ta godisnin Mohamed Sahun, tifozët në Sierra Leone funte në fushë – ushtria u desh ta ruajë yllin egjiptian

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, pati fatin të shmangë lëndimet pasi u sulmua nga tifozët që u futën në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese të Egjiptit për Kupën e Botës ndaj Sierra Leones.

Egjipti doli fitimtar me Trezeguet që shënoi dy herë në fitoren 2-0 që i ka vendosur në krye të Grupit A me 6 pikë nga dy ndeshje.

Salah luajti 90 minutat e plota për vendin e tij, por gjithçka nuk shkoi mirë. Tifozët vendas u futën në fushë duke dhuruar skena tronditëse në Sierra Leone.

Madje aty krisën edhe grushtet, pasi tifozët u përpoqën t’u afroheshin superyjeve – me disa që kishin synim të qartë Salahin.

Me intervenimin e stafit të sigurisë tifozët mysafirët u larguan nga fusha e lojës.

Salah u mbrojt nga shokët e skuadrës dhe disa pjesëtarë të stafit të sigurisë, pasi tifozët u nisën drejt tij duke mos i lënë çdo kontakt fizik. Madje pas një kohe u futën në fushë edhe ushtria, që e ruajtën me armë të gjata.

Salah do të rikthehet në aksionin të shtunën, kur Liverpool do të udhëtojë te Manchester City. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.