No menu items!

Ky është i arrestuari që e shantazhoi dhe e detyroi të dashurën, e kërcënoi me publikimin e fotove intime

Vajzat dhe gratë përveç që janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, shumë herë edhe kërcënohen, shantazhohen e detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre. Për një rast të tillë, që është denoncuar muajin e kaluar në Obiliq, Policia sot ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili dyshohet se e ka shantazhuar të dashurën e tij gjatë kohës sa kanë qenë në lidhje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Zef Martinajn, i cili dyshohet se e ka kanosur dhe e ka detyruar viktimën që ta vazhdojnë lidhjen, në këmbim të mospublikimit të disa fotove intime.

Për pasojë, viktima për gati 2 vjet e ka vazhduar lidhjen me zor, duke u kërcënuar seriozisht edhe me vrasje nga i dashuri i saj.

Si rezultat i nisjes së hetimeve, Policia ka grumbulluar informacionet e nevojshme dhe ka arritur që ta arresojë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprat për të cilat dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 ore dhe ndaj tij të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.