No menu items!

Stoltenberg: Serbia është e përgatitur të sigurojë llogaridhënie për autorët e dhunës së fundit në Kosovë

Stoltenberg: Serbia është e përgatitur të sigurojë llogaridhënie për autorët e dhunës së fundit në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruar për takimet që pati me udhëheqësit serbë në Beograd ku qëndroi atje në kuadër të vizitës në disa shtete të rajonit.

Ai tha se Serbia është e përgatitur që të mbajë përgjegjës autorët që shkaktuan dhunë së fundi në Kosovë.

“Diskutime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për tensionet e fundit dhe rolin vital të KFOR’it në mbrojtjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë. E mirëpres që Serbia është e përgatitur që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në X, raporton Gazeta Express.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.