No menu items!

“Shqetësime për Bosnjën dhe Kosovën”, Stoltenberg: Do ta shqyrtojmë propozimin e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mblodhi sot liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me tensionet dhe rrezikun e një konflikti në rajon.

Stoltenberg tha se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi, shohim me shqetësim tensione në Kosovë dhe Bosnjë. Jemi aleatë të rajonit do të shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, tha kreu i NATO-s.

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë takimit ka propozuar ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të NATO-s, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që s’janë të pranishme, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe procesin demokratik të rajonit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.