No menu items!

U “orvatën” në asfalt, momenti kur polici amerikan shkrep plumbin që ishte fatal për 34-vjeçarin – familja e viktimës kërkon drejtësi

Një polic në Los Angeles ka qëlluar një burrë i cili po qëndronte i shtrirë në asfalt, kurse është konstatuar se bëhet fjalë për 34-vjeçarin Jesse Dominguez

Familja e tij kërkon drejtësi dhe pretendon se vrasja e tij ka qenë plotësisht e paarsyeshme, transmeton Telegrafi.

Dominguez po qëndron në një strehimore afër autostradës, kurse në videon e incidentit shihet duke u “orvatur” me policin para se të qëllohej për vdekje.

Siç raportojnë mediat amerikane, Dominguez kishte bartur me vete një elektroshok për arsye sigurie, kurse polici pretendon se Dominguez kishte dashur ta përdorë atë.

Megjithatë, familja e viktimës konsideron se polici e ka tepruar dhe se Dominguez ishte i pafajshëm. Njerka e tij, Akasha thotë e ai vuante nga qrregullimi bipolar dhe nuk donte të lëndonte askënd.

Dëshironte të bëhej aktor apo këngëtar, por se nuk kishte patur sukses në audicione. Babai i tij tha se Dominguez punonte si kamarier dhe se ka refuzuar ndihmën e tij. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.