No menu items!

Molliqaj tregon se çfarë diskutoi me Thaçin e Veselin në Hagë

Në të kaluarën ishte njëri nga kundërshtarët politik më të ashpër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Pothuajse me asnjë temë nuk pajtoheshin, gjithmonë gjendeshin në taborë të kundërt.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e LVV-së, Dardan Molliqaj, tash kryetar i PSD-së.

Molliqaj në RTV Dukagjini, rrëfeu pjesëza momentesh nga bashkëbisedimi në qendrën e paraburgimit në Hagë mes tij dhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai tregoi se momentet e bisedat me ta ishin shumë të natyrshme e miqësore dhe se kësaj here për dallim nga e kaluara e kishin të qartë se “beteja e tyre ishte e përbashkët”.

Sipas tij ish-krerët e UÇK-së dhe ai i lanë anash dallimet politike dhe në vend të tyre zuri vend solidariteti.

Takimi me Thaçin e Veselin ishte i natyrshëm, miqësor, i afërt, shumë i përzemërt, prej të dy palëve, të paktën kështu e përjetova për vete. Për shkak se e kishim të qartë se në këtë betejë jemi si mishi me ashtin, nuk kishte tension, por kimia ishte në nivelin maksimal, që për këtë çështje PSD-ja, e kuptonin që ishim të përkushtuar dhe çfarëdo dallimi politik, nuk ishte pjesë as e ndjenjës, sa ishte solidaritetit”, tha ai.

Kreu i PSD-së, tha se me ish-presidentin Thaçi i kanë ndarë shqetësimet e njëjta sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

“Me Thaçin kemi fol shumë më shumë politikisht. Kemi nda shqetësime të njëjta për procesin e dialogut. Ne e mbështesim fuqishëm ripërcaktimin  e kufijve. Ndamë shqetësim që nuk ishte marrëveshja e duhur dhe rruga e duhur”, tha ai.
Molliqaj u shpreh se vizita në Hagë, i krijoi ndjenja të fuqishme emocionale aspak të zakonshme.

Ai thotë se ishte tejet e vështirë t’i shihje ish-komandantët e UÇK-së me rroba të burgut e duke marrë urdhra nga gardianët, sado korrekte që ishin ato.

“Për mu nuk ke e zakonshme, në aspektin emocional. Kam qenë në burg, e në luftë kam parë njerëz të vdekur. Ky përjetimi që ata janë në Hagë, është krejt ndryshe prej kur shkova. Atje u ballafaqova me të burgosur, deri atje ishte ideja që do shihesha me ish liderët e UÇK-së, liderë institucional. Ata ishin me rroba ndryshe. Ishte situatë jo e këndshme me i pa në situata të tilla ku gardianët urdhërojnë tërë kohën. Ishte inspiruese, s’kesh hiç rehat edhe kur dola, ideja që jashtë burgut ishte Haga qytet i bukur. E shiheshe që pas murit ishin krerët e UÇK-së”, tha ai.

Molliqaj po ashtu i kritikoi krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, të cilët sipas tij do gëzoheshin nëse Thaçi dhe të tjerët dënohen

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.