Buci sonte ka qenë kryetemë e “Prime” në Big Brother Vip Kosova.
E pas momenteve intime, sonte në shtëpi ka hyrë e fejuara e tij, Verona, shkruan Raporto24.
“E di që lidhjen tonë ski me prish as per 200 mijë euro e as për 2 milionë euro..”, transmeton Raporto24.
“Shpresojë që s’ki me e thy asnjë premtim që e ke dhonë para se me hy. Vazhdoje lojen vet, e ki momentin, mos humb njerez jashte, mos e humbë shoqerine, mua, punen, familjen”, i ka thënë ajo, transmeton Raporto24.
E fejuara e Bucit ishte “surpriza” e këtij prajmi e cila tregoi se nuk është e kënaqur me lojën e tij brenda.
“Duhesh me dhënë shembull të mirë, jo këtë që e ke dhënë që tre ditë”, i tha ajo në lidhje me raportin e tij me Santianën.
Verona ka kërkuar nga ai që ta ndryshoj lojën dhe mos ta humb atë.