No menu items!

Kaos në Bavari: Bora mbulon qytetin e Munchenit, anulohen të gjitha fluturimet

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë.

Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë dhe transporti publik u pezullua.

Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore të premten mbrëma dhe vazhduan edhe këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në aeroportin e Munichut, qendra e dytë më e ngarkuar e vendit.

Aeroporti njoftoi mëngjesin e sotëm se do të pezullojë fluturimet deri në mesditë.

Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Punonjësit e aeroportit u përpoqën të mbanin të paktën një pistë në funksion dhe pa borë

Shumica e linjave lokale të autobusëve dhe tramvajit nuk po funksionojnë pasi janë përkeqësuar kushtet në rrugë.

Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë, DWD ka parashikuar se borë do të bie pa ndërprerë deri të shtunën pasdite në pjesën më të madhe të Bavarisë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.