No menu items!

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka pasur përplasje me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me punësimet në dikasterin që ai drejton dhe qeverisjen e kaluar.

Në RTV Dukagjini Peci ka thënë se qeveria paraprake u kishte mbetur borxh fermerëve, derisa sipas tij mjetet që u kishin kompensuar vitin e ardhshëm, i kanë konsideruar sukses e rritje të subvencioneve për bujqësi.

Mjetet bujqve do t’iu dalin brenda këtij viti. Nuk do të bëjmë si qeveria paraprake që u ka pagua vetëm gjysmën e mjeteve”, ka deklaruar Peci.

Por Mushkolaj e ka ndërprerë duke i thënë se ju keni program tjetër.

“Mos bëni krahasime o Faton. Ju keni program tjetër. Ne i kemi larguar nga pushteti ata. Ju tash folni për vete”, ka replikuar Mushkolaj.

Po mirë ua kemi bërë shumë [që i kemi largu]. Kurrë më mos u kthefshin”, ka deklaruar Peci.

Replika e kundër-replika kanë vijuar edhe më tej kur Mushkolaj ka thënë se kjo qeveri bujqësisë nuk i ka kushtuar më shumë se një faqe në program, derisa Peci i është kundërpërgjigjur se “ e rëndësishme është që çështje u trajtua”.

Edhe emri e Venera Qerkinit ka sjellë përplasje mes Pecil e Mushkolajt, pasi e njëjta ka lidhje familjare me presidenten Osmani.

“Venera Qerkini ka ardhur si huazim nga Ministria e Pushtetit Lokal në një pozitë ekuivalente. Ka qenë huazim për gjashtë muaj dhe më pas e kemi shpallur konkursin dhe unë e kam inkurajuar për të aplikuar. Jam shumë krenar për këtë gjë pasi është juriste shumë e zoja”, ka deklaruar Peci.

Venera Çerkini, është vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani, apo?”, i është kundërpërgjigjur Mushkolaj.

“Presidentja i ka me dhjetëra vajza të tezeve. Venera kur e ka filluar karrierën nuk e ka filluar si familjare e Presidentes Osmani.  E pakuptimtë pse e sulmoni prej një viti personin në fjalë”, shtoi Peci.

“Ju shumë të zotë i keni familjarët, e qeveritarët e kaluar nuk i kishin të zotë”, ka vazhduar Mushkolaj debatin./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.