No menu items!

Snajperistët ukrainas vazhdojnë me eliminimin e ushtarëve rusë në Kherson

Snajperistët ukrainas po vazhdojnë të eliminojnë trupat ruse në rajonin e Khersonit, sipas pamjeve të publikuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sipas pamjeve, snajperët e Qendrës Detare të 73-të u panë në aksion duke vrarë së paku tre ushtarë rusë në Kherson, transmeton Telegrafi.

Derisa monitoronin praninë e forcave kundërshtare, snajperistët arritën të qëllonin fiks në shënjestër.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe forcave ruse janë duke vazhduar, kryesisht në lindje të Ukrainës.

Prej kur filloi konflikti, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vrarë 338 mijë ushtarë rusë dhe u ka shkaktuar ushtrisë ruse dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.