No menu items!

Momenti kur një i prangosur tërheq zvarrë një polic në Florida

Një burrë nga Florida është burgosur pasi tërhoqi zvarrë një polic ndërsa ishte i prangosur dhe i rezistonte atyre.

Keon Hodge u dërgua në dhomat e paraburgimit për shkak të problemeve që kishte shkaktuar në motelin Star në Tampa.

Pamjet tronditëse të kamerës së trupit të policit shfaqin 28-vjeçarin duke i rezistuar arrestimit në momentin që një nga oficerët i vendos prangat, raporton nypost.

Keon e pengon një nga oficerët ndërsa ai mban prangat për të mos ikur. Polici ngrihet përsëri dhe godet Hodge me një armë trullosëse dhe e neutralizon.

Hodge tani përballet me gjithsej nëntë akuza, duke përfshirë tre akuza për sulm ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit, rezistencë me dhunë ndaj një oficeri, arratisje nga burgu ose përpjekje për t’u arratisur.

Ndryshe, ai mund të lirohet nga burgu nëse paguan një dorëzani prej 17500 dollarësh. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.