No menu items!

E rëndë: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin tragjik dje në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku si pasojë e saj një person ka humbur teksa janë të lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima e këtij aksidenti është Bekim Mulaj nga fshati Burojë i Skenderajt. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i tij.

”Të All-llahut jemi dhe te ai do kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndrruar jetë vëllau jonë Bekim Mulaj. Rreth kohës së varrimit dhe të pames ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.