No menu items!

Osmani: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani thotë se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e presidentes.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Ajo pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë sot pritje nga ora 18:00 në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të vijnë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.

Në orën 23:30 nis programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjat deri në mesnatë. Në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheqë Imzot Dodë Gjergji.
/Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.