No menu items!

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët në shenjë proteste kundër planit për të hequr taksat e naftës

Fermerët kanë bllokuar hyrjet e autostradave në disa pjesë të Gjermanisë, duke protestuar kundër planit të qeverisë për të hequr uljet e taksave për naftën e përdorur në bujqësi.

Plani i koalicionit trepartiak të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nuk u prit mirë nga fermerët, të cilët në disa zona përdorën traktorët e tyre për të bllokuar rrugët si shenjë pakënaqësie.

Protestat janë nën vëzhgim, pasi një grup i njerëzve penguan zëvendës kancelarin Robert Habeck, të zbarkonte nga anija në portin e Detit të Veriut, teksa kthehej nga një udhëtim personal.

Rishikimi i buxhetit që përfshinte largimet e diskutueshme si kjo e taksave të naftës, u kërkua pasi gjykata më e lartë gjermane anuloi vendimin për ripërdorimin e 60 miliardë eurove të destinuara për të zbutur pasojat nga pandemia COVID-19.

Këto propozimet ishin pjesë e një pakete 17 miliardë eurosh për buxhetin e vitit 2024. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.