No menu items!

Po vuan nga tumori, por ka ëndërr ta drejtoj Liverpoolin, Klopp bën gjestin e madh për trajnerin suedez: Eja dhe bëj punën time në Anfield

Jurgen Klopp ka dëshmuar edhe njëherë se përveç që është një trajner i madh është edhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Trajneri gjerman ka bërë një gjest të madh ndaj Sven Goran Eriksson, trajnerit suedez i cili po vuan nga tumori dhe vet e ka pranuar se nuk i ka mbetur edhe shumë nga jeta e tij.

Një nga ëndrrat e suedezit ishte të drejtonte Liverpoolin, klub me të cilin është tifoz.

Pasi tifozët e kuq demonstruan dëshirën e tyre për të realizuar ëndrrën e suedezit, Jurgen Klopp hodhi hapin e radhës duke i bërë thirrje trajnerit suedez.

“Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij”, tha Klopp.

“Erikson është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem”.

Dëshiroj t’ju mirëpres këtu dhe t’ju tregoj gjithçka dhe si është zhvilluar ky klub i mrekullueshëm ndër vite”, vazhdoi trajneri gjerman.

Mediat angleze raportuan se ekziston mundësia që Eriksson të jetë trajner i Liverpoolit në një ndeshje legjendare kundër Ajaxit, e cila do të zhvillohet më 23 mars. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.