No menu items!

Liverpooli mëson shkallën e lëndimit të Salah, lajm i rëndë për Egjiptin

Liverpooli ka marrë një përditësim rreth lëndimit të Mohamed Salah, që e pësoi në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.

Po zhvillohej minuta e 44-të e ndeshjes mes Egjiptit dhe Ganës, kur Salah u ankua për një lëndim të muskujve hamstring.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes se ai ende nuk e di saktë shkallën e lëndimit të tij, si dhe nuk e kishtë përjashtuar mundësinë që stafi mjekësor i klubit të udhëtojë në Bregun e Fildishtë për të ekzaminuar lojtarin.

Tani, megjithatë, është shfaqur një përditësim i ri dhe situata mund të mos jetë aq keq sa parashikohej në fillim.

Federata e Futbollit të Egjiptit lajmëron se lëndimi i Mohamed Salah, kapitenit të kombëtares, me një tendosje të muskujve hamstring, do të bëjë që ai të humbasë dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës ndaj Cape Verdes dhe në raundin e 1/16-tave në rast kualifikimi”, ka thënë gazetari Eslam Magdy në platformën X (ish-Twitter).

Kjo mund të jetë një lajm i mirë për Liverpoolin, pasi që raundi i 1/16-tave në Kupën e Kombeve të Afrikës nuk do të fillojë deri më 27 janar, mirëpo do të jetë një mungesë mjaft e madhe për Egjiptin./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.