Një snajperist ukrainas ka vrarë dy ushtarë rusë në qytetin e Bakhmutit të Ukrainës, aty ku luftimet janë ende duke vazhduar.
Bëhet fjalë për snajperistin me nofkën “Odesa” i cili operon me një pushkë të tipit UAR-10, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të publikuara nga Fronti Ukrainas në rrjetin social X, snajperisti i forcave ukrainase arriti që të eliminojë dy ushtarët rusë me saktësi qitjeje.
⚡️A 🇺🇦Ukrainian Sniper eliminates two 🇷🇺Russian soldiers in the Bakhmut direction
A sniper with the call sign "Odesa" works with a Ukrainian UAR-10 rifle. pic.twitter.com/ABe2dE1HCj
— 🇺🇦Ukrainian Front (@front_ukrainian) January 18, 2024
Ushtarit ukrainas nuk iu desht shumë vështirësi të qëllojë dy trupat e ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.
Ndryshe, situata në vijën e frontit të luftimeve mbetet ende e vështirë, duke qenë se ende nuk ka pasur avancim të theksuar nga forcat ukrainase.
Luftimet kryesisht janë të fokusuara në lindje të Ukrainës gjegjësisht në rajonin Donbas të vendit. /Telegrafi/