No menu items!

BQK: Përfundon veprimtaria bankare e Komercijalna Banka AD Beograd – dega në Mitrovicë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë ka ndaluar vullnetarisht aktivitetin.

Kjo sipas njoftimit të BQK-së është bërë pas “dialogut mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar”.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë. Ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024.” – thuhet në publikimin e BQK-së.

BQK më tej ka shtuar se, bazuar në vlerësimet e tyre, “operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit

Njoftimi i plotë KËTU

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.