No menu items!

Pamjet dramatike tregojnë shpërthime të mëdha në anijen ruse – llogaritet se kanë vdekur 40 marinarë dhe janë shkatërruar qindra raketa

Inteligjenca e Ukrainës raportohet se ka organizuar një sulm ndërsa forcat detare kanë arritur të shkatërrojnë anijen ruse “Ivanovets”, e cila shërbente për hedhjen e raketave nga deti.

Natën mes 31 janarit dhe 1 shkurt, anija ishte duke shkruar drejt Krimesë, thonë autoritetet ukrainase.

Vlera e përafërt e anijes së humbur është 60-70 milionë dollarë, raporton skynews.

Rreth 40 marinarë dyshohet se ishin në bordin e anijes së fundosur, ku ishin edhe qindra raketa, thotë Marina e Ukrainës.

Ky operacion është një tjetër kujtesë për pushtuesit rusë se qëndrimi i pandëshkueshëm në territorin e objekteve të pushtuara në Krime është i dëmshëm për shëndetin e tyre”, shkruan në njoftimin e marinës.

Informacionet paraprake thonë se pas mbytjes së “Ivanovets”, rusët nisën një operacion kërkim-shpëtimi, por nuk pati sukses. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.