No menu items!

MKRS cakton vlerën e koeficientit, 5.5 milionë euro mbështetje për federatat sportive

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka caktuar të enjten vlerën financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.

Vlera e koeficientit është 3 mijë euro dhe ajo është shumëzuar me pikët e fituara në kategorizim, duke u caktuar shuma e përkrahjes për federatat sportive.

Vlera e koeficientit është e njëjtë për të gjitha kategoritë, ndërsa dallimin e kanë bërë pikët

Ministri Çeku ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e vlerës financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.  Vlera e koeficientit për vitin 2024 është 3000 euro për të gjitha federatat sportive të licensuara”.

“Vlera e mbështetjes financiare bazë të federatave sportive për vitin 2024 është 5,539,695.00 euro. Kjo reflekton rritje prej 53% në krahasim me vitin 2023, ndërsa 110% në krahasim me vitin 2022”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Federata më mirë e ranguar është e xhudos, që do të përkrahet gjatë vitit 2024 me 340 mijë e 710 euro.

FHK do të marr 263.400 euro, ndërsa FVK do të marr 255 600 euro.

FFK si e para në kategorinë B do të përfitojë 250500 euro, ndërsa e ajo e boksit 249600 euro, përafërsisht kaq do të fitojë edhe FBK me 241 950 euro.

Më poshtë e gjeni listën e MKRS-së me përfitimet financiare që do t’i kenë federatat gjatë vitit 2024. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.