No menu items!

Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

Shteti gjerman ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian sot gjatë ditës, ku thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një reagimi në platformën X, shkruan se mbështesin deklaratën e BE-së, transmeton Telegrafi.

Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, thotë ai.

Në reagim, Rohde shton tutje se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

Bashkimi Evropian sot përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”. /Telegraf

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.