No menu items!

A do të bëhen me pagesë qeset e plastikës? Nga Qeveria japin detaje

Qeveria e Kosovës është pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë, veçse janë në pritje të hulumtimit që Ministria e Mjedisit me ndihmën e GIZ-it kanë angazhuar një ekspert i cili do të bëjë një hulumtim për ndikimin e qeseve në mjedis.

“Aktualisht, jemi duke pritur rekomandimet nga hulumtimi, mirëpo në parim jemi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (çmim ky i cili do të përcaktohet nga hulumtimi). Opsion tjetër kemi edhe futjen në treg të qeseve të letrës dhe qeseve të materialit (tekstil) për përdorim, me ç’rast qytetari do ketë mundësi të zgjedh se cilën nga to dëshiron ta përdorë. Kështu qytetarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpresoj shumë që zgjedhjet e tyre do jenë sa më miqësore me mjedisin”, ka thënë Zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha, për Klankosova.tv.

MMPHI me qëllim të menaxhimit të drejtë të mbeturinave sidomos për reduktimin e qeseve të plastikës një përdorimeshe dhe përfitimit të materialeve ricikluese nga qeset e plastikës ka formuar një grup punues ku janë të përfshirë të gjitha palët e interesit.

Çavdarbasha thotë se pavarësisht prej studimit/hulumtimit dhe rekomandimeve të dala nga grupi punues do të ndryshohet dhe plotësohet legjislacioni sekondar që ka të bëjë me reduktimin e qeseve plastike një përdorimëshe.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.