No menu items!

Bideni takon bashkëshorten dhe vajzën e Navalnyt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, është takuar të enjten me Yulia Navalnayan, bashkëshorten e kritikut rus, Alexei Navalny dhe me vajzën e tyre.

Ai ka shkruar në X se trashëgimia e guximit të Navalnyt do të jetojë te familja e tij “dhe të njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë”.

Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – të dashurit e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre shkatërruese. Trashëgimia e guximit të Aleksey do të jetojë në Yulia dhe Dasha, dhe njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar ia.

Bashkëshortja e kritikut të presidentit Vladimir Putin, ka thënë se lideri rus ka dorë në vrasjen e bashkëshortit. Ajo ka nisur fushatë që të drejtohet gishti kah Putini.

Në anën tjetër, Kremlini i ka quajtur “të neveritshme” deklarimet e saj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.