No menu items!

Cila ishte arsyeja e mungesës së Ronaldos në duelin Joshua-Ngannou, ai e kishte ulësen të rezervuar

Cristiano Ronaldo nuk ishte prezent në duelin që u zhvillua mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou, përkundër faktit që ai e kishte ulësen të rezervuar.

Shumë figura të njohura të sportit ishin prezent në këtë ngjarje madhorë të boksit që u mbajt në Arabinë Saudite.

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte prezent për të parë Joshuan teksa mori një fitore të madhe me një nokaut brutal ndaj Ngannou. Legjenda braziliane Ronaldo dhe ikona e Romës, Francesco Totti, ishin gjithashtu në mesin e yjeve të pranishëm në këtë event.

Por ylli i Al Nassr, Ronaldo, nuk ishte pjesëmarrës në këtë duel ani pse ai e kishte të rezervuar ulësen pranë këshilltarit Turki Alalshikh.

Ulësja e tij ishte shënjuar me ‘CR7’ por nuk kishte shenja se pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte prezent në ‘Kingdom Arena’.

Duket se arsyeja që qëndron mbrapa kësaj është sepse Al Nassr kishte një seancë stërvitore mëngjesin e së shtunës. Klubi arab madje kishte postuar fotografi në rrjetet sociale, duke i shoqëruar ato me mbishkrimin: Nuk ka ditë pushimi.

Në këtë mënyrë, duket se 39-vjeçari i ka dhënë më shumë prioritet gjumit dhe stërvitjes, para duelit të Joshuas dhe Ngannou.

Megjithatë, në javën e ndeshjes, ai ishte takuar me Joshuan, Ngannou dhe Fury ku dhe ka shfrytëzuar rastin të bëjë një fotografi me ata./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.