No menu items!

LDK nderon jetën dhe veprën e atdhetarëve të shquar, prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, struktura të degës në Mitrovicë dhe familjarë kanë nderuar jetën dhe veprën e atdhetarëve të shquar, prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në Akademinë Përkujtimore organizuar nga dega e LDK-së në Mitrovicë.

Në këtë Akademi, nënkryetarët, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri si dhe kryetari i LDK-së dega në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ndanë mirënjohje post-mortem për prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi.

Më 24 mars, në ditën kur po agonte shkëndija e lirisë së Kosovës, në shtëpitë e tyre i vranë veprimtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi. Pikërisht në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, kur dhe po ngjallej shpresa për liri e çlirim, po ajo natë mori me vete jetën e dy figurave kryesore të qytetit të Mitrovicës.

Prof. Latif Berisha ishte poet, profesor, studiues dhe veprimtar politik i shquar, andaj, kontributi i tij në jetën krijuese dhe profesionale në arsimim të gjuhës shqipe në vendin tonë, është shembull për gjeneratat ndërvite.

Agim Hajrizi si kryesues i Sindikatës së Kuvendit, shërbeu në këtë detyrë në orët më të rënda në Kosovë.

Hajrizi ishte atdhetar, ekonomist e po ashtu edhe sindikalist në shërbim të çështjes kombëtare.

“Jeta dhe vepra e Prof. Latif Berishës dhe Agim Hajrizit do të kujtohen gjithmonë si figura emblematike, aktivistë dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm të Mitrovicës e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.