No menu items!

“Mbështetja për Izraelin, e hekurt”, Biden: Do t’iu mbrojmë nga sulmet e Iranit

Pavarësisht kritikave që ka lëshuar në drejtim të Benjamin Netanjahut, presidenti amerikan Joe Biden rikonfimon se mbështetja për aleatin historik nuk vihet kurrë në dyshim. Ai u zotua se do të qëndrojnë të palëkundur krah Izraelit, përballë një sulmi të mundshëm iranian.

Deklarata e tij vjen mes kërcënimeve për sulme hakmarrëse të Teheranit pas vrasjes së komandantit të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit në Damask.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur sigurinë e Izraelit. Siç i thashë kryeministrit Netanyahu, angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër këtyre kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt – më lejoni ta them përsëri, i hekurt”, tha President i SHBA, Joe Biden.

Të gjitha shërbimet e inteligjencës perëndimore besojnë se hakmarrja e Iranit kundër Izraelit është e pashmangshme, por ende nuk dihet se në çfarë forme do të vijë ajo.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Irani ka mbyllur hapësirën e vetë ajrore ndërsa analistët besojnë se vendimi i Tel-Avivit për të tërhequr trupat ushtarake nga Gaza, ka të bëjë pikërisht me nevojën e ushtrisë për tu përqendruar përballë sulmeve të mundshme të Teheranit.

Nëse Irani do të godasë drejtpërdrejt Izraelin do të rrezikonte një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, edhe pse analistët mendojnë se Irani nuk e ka aftësinë ushtarake për një konfrontim të drejtpërdrejt.

Një alternativë e mundshme është një sulm nëpërmjet Hezbollahut, i cili shpesh kryen sulme më të vogla ndaj Izraelit nga Libani fqinj. Ekspertët kanë sugjeruar gjithashtu se Irani mund të godasë Izraelin me një sulm kibernetik.  /A2CNN

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.