No menu items!

Vuçiq e humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane e quan të çmendur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq humbi plotësisht kontrollin gjatë një pyetje që iu parashtrua nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Me të parashtruar pyetjen se analistja Ivana Stradner ka deklaruar se Serbia synon ta lë rrugën e Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it, presidenti Vuçiq filloi me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

E pamjet e reagimi të tij dhe humbjes së kontrollit i ka shpërndarë vetë analistja amerikane Stradner, e cila ka shkruar në X se Vuçiq e ka quajtur të çmendur dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiq i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

The President of Serbia has just said that I am crazy and ready for medical treatment. 😂

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.