No menu items!

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr mësimin e parë në pilotimin e helikopterit prej njërit ndër pilotët më përvojë, Joe Decapite.

Osmani në një postim në X shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve.

“Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë.

E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve”, shkruan ajo. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.