No menu items!

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen, sepse ky proces do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj.

“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dimë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka thënë Murati.

Ministri është shprehur se nga regjistrimi i popullsisë do të varen pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale dhe shumë vendime tjera.

“Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka thënë tutje ministri i dikasterit të Financave.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.