Kosova i fton Rrahmanin e Krasniqin për miqësoren e qershorit

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për miqësoren e qershorit.

Lajmin e ka zbuluar klubi aktual i tyre, Rapid Bukuresht përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

“Ermali dhe Albioni janë ftuar nga ekipi kombëtar i Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo”, shkroi klubi rumun.

Selektori Franco Foda pritet ta bëjë zyrtare listën e miqësores së qershorit në orët në vazhdim, ndërsa krahas legjionarëve pritet të ftohen edhe disa lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU